Futboll Seria A Sport

PRANON KAPITULLIMIN NË CHAMPIONS/ Ish-kapiteni i Milanit: Më shumë se kaq nuk mund të bënte

Milani është me një këmbë jashtë Ligës së Kampioneve pasi vetëm një kombinim rezultatesh mund të sjellë vazhdimësinë e mëtejshme në këtë turne ku kuqezinjtë deri tani kanë siguruar 1 pikë në 4 ndeshje. Barazimi 1-1 ndaj Portos shërbeu vetëm sa për të hequr shifrën zero nga kolona e pikëve, pasi praktikisht nuk mjafton që kuqezinjtë të bëjnë hapa para dhe mbeten në fundin e grupit.

Sipas ish-kapitenit të kuqezinjve, Masimo Ambrozini, barazimi i sotëm ishte rezultati më i drejtë i mundshëm për atë që shfaqi skuadra.

“Ka keqardhje për rezultatin, por është i drejtë për atë që tregoi Porto në pjesën e parë. Milani reagoi në pjesën e dytë dhe Porto arriti ta përballonte. Sipas meje, Milani më shumë se kaq nuk mund të bënte. Zëvendësimet i mundësuan Milanit që të kthehej në ndeshje. Por sforcimi që bëri ishte shumë  i lartë që të mendohej se mund të arrihej diçka më shumë”, tha Ambrozini pas sfidës.

Related posts

Luhet ndeshja e ndërprerë Tërbuni-Erzeni në dëborë, nuk ndryshon rezultati (FOTO)

Q.Autor

KONTE DREJT SKUADRËS SË PREMIER LIGËS/ Ylli i Interit joshet nga ideja e ribashkimit me ish-trajnerin

Delo.autor

 Talenti i Kombëtares nuk përmbahet në Greqi, shënon dopietë dhe i jep fitoren e parë ekipit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment