Futboll Sport

Ardit Hila ka firmosur zyrtarisht me Partizanin

Klubi njoftoi sot firmosjen e marrëveshjes me mesfushorin 25-vjeçar. Hila firmosi në marrëveshje 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Futbollisti, i cili do të mbajë numrin 27-të, vjen tek Partizani pas një eksperience pozitive tek Teuta.

Sezonin e kaluar Hila është aktivizuar 33 herë si titullar duke realizuar 9 gola.

Ai u shpreh i lumtur për firmosjen e kontratës me Partizanin dhe se është i bindur që ka bërë zgjedhjen e duhur.

Ardit Hila: “Jam i lumtur që jam pjesë e Partizanit. Sot përfunduam gjithçka dhe arritëm marrëveshjen me drejtuesit. Kam patur oferta nga disa klube, por nuk e pata të vështirë të vendosja për Partizanin dhe jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. 

Partizani është një ekip i madh dhe të veshësh bluzën e këtij klubi legjendë është përgjegjësi për çdo lojtar. Si çdo lojtar shpresoj dhe besoj të bëj më të mirën te Partizani si në aspektin personal ashtu edhe për ekipin. Objektivat e Partizanit janë madhor dhe sigurisht synoj të fitoj trofe me të kuqtë.

I premtoj të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të Partizanit se do të luftojmë deri në fund për të arritur titullin kampion , trofe i cili i mungon prej shumë kohësh klubit.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik, sulmuesi Werner mposht me kokë Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Dinamo mposht Tiranën me “ruletë ruse” dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Bullgari. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment