Champions League Futboll Sport

NDODH PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Milani arrin rekordin e “errët” në Champions

Milani është me një këmbë jashtë në Champions, teksa mbrëmjen e djeshme barazoi në “San Siro” ndaj Portos me rezultatin 1-1.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit kanë prekur fundin në kompeticionin ku shumë krenohen për trofetë e tyre teksa kanë grumbulluar një pikë në katër ndeshje të luajtura në fazën e grupeve, jo të mjaftueshme për tu kualifikuar më tej, edhe pse matematika ende e lejon.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, për herë të parë, Milani nuk ka arritur të fitojë një nga katër ndeshjet sezonale të Champions-it, duke koleksionuar 1 barazim dhe 3 humbje.

Një bilanc i “errët” ky për kuqezinjtë nga Milano që ende kanë shpresën e një kualifikimi të mundshëm për më tej.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja PSG-Real Madrid, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Vëllai i Pogbasë në telashe, përleshet me shokët e skuadrës (VIDEO)

Sadik.Autor

“I LË GJËRAT PËR NË FUND”/ Rrëfehet Ilir Daja: Eci me shpejtësi, se policët më njohin dhe më…

Delo.autor

Leave a Comment