Futboll Seria A Sport

PROTAGONIST ME GOL NDAJ SHERIFF TIRASPOL/ Skriniar: Kemi ekuilibër, tani t’i bëjmë dëm Milanit

Milan Shkrinjar ka qenë një nga autorët e golave ndaj Sherifit dhe ka folur duke vënë në pah cilësitë e skuadrës në ndeshjen me moldavët.

“Jemi më të duruar? Kemi shumë durim , por do të thoja që jemi më të ekuilibruar. Po bëjmë shumë mirë në ndeshjet e fundit, mbyllim mirë, sulmojmë po aq mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Sot (dje) treguam ligësi në pjesën e dytë dhe arritëm të zhbllokonim ndeshjen”, u shpreh sllovaku që padyshim nuk mund t’u shmangej pyetjeve për derbin.

“Kjo fitore na ndihmon edhe për derbin, pavarësisht se është një tjetër kompeticion. Duam të shkojmë para në Champions, por edhe të mos lëmë më pikë në kampionat.

Milani është në formë të mirë, por ne do të zbresim në fushë me shumë besim dhe për të treguar Interin e vërtetë. Do të kërkojmë patjetër fitoren”, tha Shkrinjar.

Related posts

PREMTIMI i Jamalit: Do të sjell Champions-in në Barcelonë

F.autor

AS RONALDO E AS BERNARDESCHI/ Capello zgjedh: Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte…

Delo.autor

BARCELONA ME MUNGESA/ Vetëm 14 lojtarë në dispozicion për sfidën ndaj Napolit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment