Futboll

Tifozët në krah të Gattuso: Lojtarët merri me “shkelma b…”

Edhe tifozët e Milanit kanë mbetur të zhgënjyer nga paraqitjet e deritanishme të skuadrës kuqezi në kampionat, që dje u mund 2-0 në “San Siro” nga Atalanta, duke zhgënjyer shumë me lojën e treguar në fushë. Vershëllimat në fund të ndeshjes në adresë të skuadrës kanë qenë të shumta, kryesisht për lojtarët, që nuk po luajnë me zemër. Në fund të ndeshjes, tifozët “ultras” i janë drejtuar trajnerit Gennaro Gattuso, duke i kërkuar atij të përdorë mënyrat e forta.

“Gattuso, merri me shkelma b..” ka qenë kori i tifozëve, duke kujtuar që trajneri kuqezi ka qenë një ish-lojtar i rëndësishëm i Milanit vite më parë, që karakterizohej nga shpirti luftarak dhe temperamenti i lartë në fushë, gjë që nuk duket te skuadra e sotme.

“Nderoni fanellën që po vishni”, “Do të zgjoheni apo jo”, kanë qenë disa nga koret e lëshuara nga tifozët pas ndeshjes, që për momentin kanë në shënjkestër vetëm lojtarët dhe jo trajnerin, që mbetet një ikonë e klubit kuqezi.

Ata i kërkojnë trajnerit që të përdorë metodat e forta për të karikuar skuadrën, por duket se edhe ndryshimi në stol, duke larguar Montellën dhe sjellë Gattuso, nuk ka dhënë rezultatin e shpresuar, duke lënë të kuptosh se nuk është faji i trajnerit por i skuadrës. Në 4 ndeshje që ka qenë në krye të skuadrës në kampionat, Gattuso ka marrë vetëm 4 pikë.

Related posts

VAZHDON FUQISHËM NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” gjejnë pasuesin e Pogba, ofron 75 milionë euro për…

Delo.autor

Shqipëria U-21, Sahiti dhe Kallaku: Ndeshje me rëndësi ndaj Sllovakisë

Sadik.Autor

COPPA ITALIA/ Pas ndërhyrjes së “VAR”, “Përbindëshi” Ronaldo rihap sfidën ndaj Inter nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment