Futboll La Liga Sport

“TAKIMI SHKOI MIRË…”/ Babai-menaxher zbulon të ardhmen e “Jashtëtokësorit”

Ajo që u paralajmërua sot nga Argjentina duket se është zgjidhja për Lionel Messin, në kulmin e një lufte mediatike mes palëve, edhe pse vetë kapiteni dhe babai i tij menaxher nuk kanë folur fare. Sidoqoftë, zyrtarizimi i dëshirës për largim nga “Camp Nou” përmes atij “burofax”, që shërbeu si bombë e vërtetë për katalanasit, dhe jo vetëm, i kishte ngritur në maksimum temperaturat mes palëve. Për t’i hedhur ujë situatës ka menduar Jorge Messi, që pas takimit me presidentin Bartomeu, ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit të të birit te Barcelona deri në afatin e caktuar.

Pra, deri në fund të kontratës aktuale, e cila mbaron verën e vitit 2021. Thënë ndryshe, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka lënë mënjanë pretendimet se klauzola e lejon të largohet falas që tani, duke dashur të mos përfundojë nëpër gjyqe me klubin e zemrës, ku luan prej dy dekadash. Një largim me polemika nuk do t’i shkonte staturës së tij, as historisë që ka me ngjyrat Blaugrana, ndaj një sezon më tepër “sakrificë” do ta nxirrte të nderuar nga kjo histori, e quajtur këto ditë si “telenovela botërore” e futbollit.

Bartomeu i ka afruar rinovim edhe për dy vite, por Messi duket se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, por lëshon diçka nga qëndrimin fillestar, që të mos largohet nga “dera e pasme” e skuadrës, me të cilën bëri emër si më i miri në botë, fitoi plot 33 trofe. Takimi shkoi mirë, – tha babai i 33-vjeçarit. – A mund të qëndrojë deri në vitin 2021? Po”

Vetëm disa orë më parë, sapo zbarkoi në Katalonjë, vetë babai dhe agjenti i Messit kishin shprehur të gjitha dyshimet e tij lidhur me qëndrimin e djalit te Barcelona, ​​por takimi me presidentin duket se e ka ndryshuar skenarin e një historie, që po mban të gjithë popullin blaugrana pezull.

Shumë hipoteza u ngritën, zgjidhje të shumta iu afruan të ardhmes së Messit, por klubi nga “Camp Nou” mbetet i vendosur në pozicionin e vet për të mos hequr dorë nga kapiteni kësaj vere, përveç nëse zbatohet klauzola përkatëse, paguhen 700 milionë euro.

Related posts

ME BLUZËN E INTERIT DHE FORMA BOMBASTIKE/ Miss Shqipëria “tërbon” tifozët zikaltër (FOTOT)

Delo.autor

TRANSFERTA E BUJSHME NË MERKATO/ Juventus arrin marrëveshjen me super talentin…

Delo.autor

Oferta arabe dhe RONALDO/ Ja kush qëndron pas Juventusit në tregun e aksioneve…

Isa.Autor

Leave a Comment