Futboll Sport

BARAZIMI NDAJ FLAMURTARIT PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Ndreu i zhgënjyer: Ishim shumë konfuzë

Ramadan Ndreu është i zhgënjyer me lojtarët. Trajneri i Kastriotit deklaroi pas ndeshjes se ata duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

“Nuk e kishim formacionin të plotë. Menduam që t’u jepnim mundësi edhe disa lojtarëve që nuk kishin marrë minuta në kampionat.

Ishim të vetëdijshëm se Flamurtari, pavarësisht se është në këtë situatë, ka emra që kanë luajtur në Superiore, kështu që donte vlerësim maksimal.

Për sa i përket rezultatit, jam i pakënaqur, pasi më shumë rrezikoi Flamurtari, sesa ne. Lojtarët nuk arritën që të koordinoheshin me veprime.

Nuk arritëm që të dilnim saktë në sulm, ishim konfuz. Për këtë jam i zhgënjyer”, deklaroi Ndreu për “Panorama Sport”.

Related posts

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Dyshja Suarez-Vidal mposht Leganes

Delo.autor

RONALDO EDHE ZYRTARISHT JASHTË/ Do të humbasë festën e titullit pas…

F.autor

TRIUMFUAN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Heroi i Lazios shtanget nga policia arabe, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment