Gossip Sport

LAJM I ËMBËL/ Van de Beek dhe vajza e Dennis Bergkamp do të bëhen prindër për herë të parë

Donny Van De Beek, mesfushori i Manchester United dhe Estelle Bergkamp, ​​janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Vajza e ish-sulmuesit të Ajax, Inter dhe Arsenal, Dennis Bergkamp, dhe futbollisti holandez kanë njoftuar se janë në pritje të një fëmije me një postim të shpërndarë në profilet e tyre përkatëse në Instagram. “Me kënaqësi ju njoftoj se jemi në pritje të një fëmije”, – kanë shkruar ata. Çifti filloi lidhjen verën e kaluar, pas takimit në Amsterdam.

Estelle ka lindur në Londër gjatë përvojës së babait të saj tek Arsenali, skuadër me të cilën luajti 423 ndeshje. Vajza ka qenë shumë e afërt me Donny Van de Beek, i cili po kalon një moment të vështirë te Manchester United, sepse ka luajtur vetëm një ndeshje në Premier League dhe dy të tilla në Champions. Solskjaer e hodhi në fushë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Atalantës, pak çaste para barazimit final të Cristiano Ronaldos.

Related posts

E PABESUESHME/ STUDIMI: Ja cila është SKUADRA më PA FAT në ANGLI

Isa.Autor

E FUNDIT/ Pirlo do argjentinasin, Juventus takon agjentin dhe nis bisedimet! Prapaskenat

Delo.autor

“BOOM” NGA REALI/ Madrilenët në “sulm” për Lozanon dhe mbrojtësin e Chelseas

Isa.Autor

Leave a Comment