Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Torreira paralajmëron rivalët: Po arrij formën që doja, herët ose vonë…

Po afrohet ndeshja delikate mes Fiorentina-s dhe Juventus-it.

Toskanët po kalojnë një moment të mirë forme në kampionat dhe ëndërrojnë të ndalin bardhezinjtë. Mes lojtarëve që priten më shumë nga skuadra vjollcë është Lucas Torreira, i cili është rrëfyer për kanalet e klubit:

“Ndihem shumë mirë, sinqerisht. Po arrij formën që doja, që e kisha humbur pak në periudhën e fundit. Luaj më shumë, është e rëndësishme të kesh besimin e trajnerit dhe shokëve të ekipit”, ka thënë Torreira.

“Ndeshja me Spezia-n ka qenë spektakolare, vinim nga një humbje e pamerituar me Lazio-n pas një ndeshje të madhe. Duartrokitja e tifozëve ka qenë emocionuese, i falënderoj. Për momentin nuk kam një marrëdhënie të mirë me golin.

“Ndeshjen e fundit i kam shkuar afër. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën me rikuperimin e topave, ndoshta me një asist. Vazhdoj të punoj sepse e di që ky gol do të vijë”.

Related posts

“KUQEZINJTË” KËRKOJNË TË LARGOJNË LOJTARË/ PSV hidhet në sulm për mbrojtësin e Milanit…

Delo.autor

“A I BESON SE…”/ Guardiola i shpall luftë Liverpool: Tani kam atë që dua

F.autor

Ankth në pritje të dënimit për Skënderbeun – tifozët në Korçë, mosbesues

Q.Autor

Leave a Comment