Futboll Sport

KU KA PËRFUNDUAR BAJRAMI? Trajneri i Empolit mbron mesfushorin: Nuk është njëlloj për të gjithë

Ku ka përfunduar Nedim Bajrami? Kjo është pyetja që bën shumëkush për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare i cili duket si një futbollist tjetër në krahasim me atë shpërthyes të javëve të para të Serisë A. Pas një fillimi të vrullshëm të sezonit, mesfushori sikur humbi rrugës dhe kjo ka bërë që të ngrihen pikëpyetje rreth vazhdimësisë dhe rritjes së tij, sidomos pasi ai përfundoi në pankinë te Empoli.

Por pikërisht trajneri i kësaj skuadre, Andrea Andreacoli, i ka dalë sot në mbrojtje futbollistit, duke argumentuar se duhet kohë që një lojtar të përshtatet me ritmin e rritjes individuale.

“Djaloshi është i aftë dhe ka dëshirë. Nuk është për të gjithë e njëjta gjë, çdokush ka kërkesat dhe kohën e tij. Ato që tani janë vështirësi, do të jenë aftësi dhe gjëra pozitive, pasi ne kemi shumë besim te ai.

Ai do të ketë mundësinë të tregojë vlerat që ka, pasi mungojnë edhe 30 ndeshje. Nuk mendoj se është një problem, ka një rritje të vazhdueshme, ndoshta jo shumë të shpejtë, por ka”, tha Andreacoli për mesfushorin shqiptar.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ BENEVENTOS/ Pirlo zbulon të vërtetën mbi mungesën e CR7: Ka patur një…

Delo.autor

SHQIPTARI vlerësohet nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Kosta Rika (FOTO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Serie A kundër të gjithëve: Nuk ka sens të rinisë kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment