Futboll Sport

NIS NJË KARRIERË TË RE/ Quajeni Mister Kaka, ish-futbollisti brazilian tashmë do të bëhet trajner

Rikardo Kaka i shtohet listës së gjatë të ish-yjeve të futbollit të cilët do të ndërmarrin rrugën e trajnimit. Ish-futbollisti i njohur brazilian, duket se do të ndërmarrë këtë karrierë të re, pasi u shkëput nga fushat e lojës si futbollist.

Në ditët e fundit, ai ka nisur kursin për Licencën A në Federatën Braziliane dhe praktikën nuk do e kryejë në një vend dosido, por në klubin ku u bë i famshëm, Sao Paulo. Kaka është bërë pjesëtar i stafit teknik të trajnerit të këtij klubi, një tjetër emër i njohur si Roxherio Ceni, i cili drejton skuadrën aktualisht.

Kështu, në ditët në vijim ai do të jetë vëzhgues në pjesën e praktikës, por edhe do të zbresë vetë në fushë në rolin e trajnerit, për të ndihmuar në përgatitjen e ndeshjeve të skuadrës si pjesë e rrugëtimit të tij derisa të marrë licencat që ta lejojnë të drejtojë në elitën e futbollit brazilian e jo vetëm.

Related posts

Axhenda e Kupës së Shqipërisë/ Zbuloni ORARET dhe çiftet e turit të parë (LISTA)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-5

Delo.autor

Mourinho nuk ngopet me blerje, gati 150 milionë euro për Iscon e Realit

Q.Autor

Leave a Comment