Futboll Sport

Kukësi ndryshon për Champions, rezistojnë vetëm katër titullarë

Kukësi po bëhet gati për të përfaqësuar futbollin shqiptar në Champions League. Presidenti ka vendosur objektiva të qarta për këtë kompeticion, ndërsa pret kalimin e turit të parë.

Por, ky është vetëm hapi i parë, pasi më tutje pretendimet rriten. Safet Gjici kërkon grupet në Europa League. Kjo do të jetë një “sprovë” për verilindorët, që kurrë më parë nuk kanë luajtur në këto nivele. Skuadra prej kohësh ka nisur që të punojë për të gjetur rrugën e suksesit.

Ata që prej 15 qershorit janë zhvendosur në Slloveni dhe gjatë kësaj kohe ekipi është pasuar në merkato. Dhe numri i afrimeve është realisht i madh, plot 12, ndërsa bien në sy lojtarë si Plaku, Qaqi, Harba apo Melo. Me kaq shumë prurje, stafit teknik i mbetet për detyrë kolaudimi i grupit. Peter Pakult ka zhvendosur vëmendjen te harmonizimi i futbollistëve të ardhur rishtas, me ata që mbyllën sezonin e fundit.

Duke parë tri miqësoret e zhvilluara, nga ndeshja në ndeshje, Pakult arriti që të lidhte ekipin. Pas humbjes së parë të rëndë që pësuan 4-0 me Mariborin, nënkampionët e vendit morën jo vetëm veten, por gjetën edhe rezultate, duke barazuar 1-1 si me Qabalën ashtu edhe Harmenstadt. Mbas dy takimeve të fundit tekniku austriak ka krijuar një ide të qartë për të formuar edhe 11-shen, me të cilin do të përfaqësohen në Champions League.

SI NDRYSHON KUKËSI?

Duke pasur disa largime nga formacioni i sezonit që sapo lamë dhe duke llogaritur afrimet e shumta, është më shumë se kuptueshme që edhe titullarët do të pësojnë ndryshime radikale. Nga Kukësi kanë ikur zyrtarisht Sindrit Guri, Filip Zderiç, Bujar Idriz, e Amido Balde.

Por, ato janë zëvendësuar me Haris Harën, Sebino Plakun, Uilliam Melo e Dino Shpehar, e pa harruar pjesën tjetër të përforcimeve. Në portë në takimin e fundit është aktivizuar Faton Maloku, i cili me shumë gjasa do jetë portieri i parë i verilindorëve. Braziliani Melo zëvendëson Zdericin në të djathtë të mbrojtjes, kapiteni Shameti mbetet i pazëvendësueshëm në qendër, ndërsa vendin e Albi Allës e zë Harallamb Qaqi.

Krahu i majtë ka në dispozicion dy futbollistë, Rrumbullakun dhe Zguron, që zëvendësoi Imamin e transferuar te Tirana. Por, duke parë mungesën e gjatë të Rrumbullakut dhe problemet me klubin, Zguro pritet ta nisë titullar. Krahu i djathtë i mesfushës do të mbulohet nga Shphar që zëvendëson Bujar Idrizin, qendra mbetet e njëjtë, Musolli e Dzaria, ndërsa në krah të majtë do zhvendoset Shkodra. Sulmi do përbëhet nga Plaku e Harba, që në këtë rast duhet të japin garancinë e golave.

Related posts

Një spanjoll kërkon largimin nga Bayern dhe i ofrohet La Liga-s

Sadik.Autor

Egjipti nuk ka vetëm Salah, portieri i “faraonëve” do vendosë një rekord historik në Botëror

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Atketico Madrid ofron 50 milionë euro për “Demin” Lautaro, ja vendimi që merr Marotta…

Delo.autor

Leave a Comment