Futboll La Liga Sport

14 GOLA NË 21 NDESHJE/ Kërkohet nga klube të mëdha të Europës, Real Madrid kontakton menaxherët e talentit

Real Madrid janë vënë në lëvizje për Karim Adeyemi të Salzburg.

Adeyemi po bëhet shumë shpejt në një nga talentet më të kërkuar në merkato.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë dy asiste në 21 ndeshje, ku përfshihen edhe tre gola dhe një asist në katër ndeshje të Champions League.

Gjermani është 19 vjeç dhe duket se menaxherët e tij po kërkojnë ta transferojnë te një klub i madh.

Sipas Sport1 dhe Diario AS, përfaqësuesit e Adeyemi, Kick & Run Sports, kanë qenë në Madrid për të folur me drejtuesit e Real-it për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Adeyemi ka një kontratë me Salzburg deri në 2024-ën dhe konkurrenca për të pritet të jetë shumë e ashpër.

Përveç Real Madrid, në fakt, për 19-vjeçarin interesohen edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, Juventus, Monaco dhe Atletico Madrid.

Related posts

E ZBULON VJEHRRA E TIJ/ Dibala do të shkojë te Boka Zhuniors për shkak të… Orianës

F.autor

Conte: E ardhmja? Kam edhe një vit kontratë me Chelsea…

Sadik.Autor

EURO 2020/ Mbyllet ndeshja Holandë-Estoni. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment