Futboll

Barcelona, 35 ndeshje pa humbje – 3 larg rekordit historik

Barcelona ka shkuar në 35 ndeshje pa humbje në La Liga (28 këtë edicion dhe 7 edicionin e kaluar) dhe synimi është rekordi historik, që mbahet nga Real Sociedadi.

Fitorja 0-2 kundër Malagas në udhëtim ishte triumfi i 29-të për Barcelonën në 35 ndeshje pa humbje në La Liga, që regjistron edhe gjashtë barazime.

Barcelona tani i është vënë pas rekordit historik të vendosur nga Real Sociedadi në vitin 1980, që kishte shkuar deri në 38 ndeshje pa humbje në Spanjë (nga prilli 1979 deri në maj 1980).

Barcelona, aktualisht me 35, është tri ndeshje larg barazimit të këtij rekordi dhe 4 që ta thyejë krejtësisht atë dhe të shkruajë histori.

Katër ndeshjet e ardhshme të Barcelonës në La Liga janë: Athletic Bilbao, Sevilla, Leganes dhe Valencia.

Rekordi aktual është më i miri në histori të klubit, duke lënë prapa atë të Barcelonës së Pep Guardiolas që kishte shkuar deri në 31 ndeshje pa humbje nga java e tretë deri në atë të 34 në sezonin 2010/11

Related posts

FORMACIONI ME 11 “XHEVAHIRËT”/ Njihuni me debutuesit e rinj të sezonit 2019-2020 në La Liga

Delo.autor

Transferimi në La Liga, Montella flet për herë të parë si trajner i Sevillas

Q.Autor

“NË QIELLIN E SHTATË”/ Pochettino: Lojtarët e mi janë heronj, prandaj e duam futbollin

F.autor

Leave a Comment