Futboll

FUTBOLL/ Rrëfehet Higuan: Ja personi që ia dedikoj rikthimin te goli

Juventusi ka rigjetur sulmuesin e dikurshëm Gonsalo Higuain, që jo vetëm shënon por edhe është protagonist në fushë. Il “Pipita” po shkëlqen, duke udhëhequr skuadrën drejt kualifikimit në turin çerekfinal të Champions League dhe drejt kryesimit të Serisë A. Paraqitje që poi  hapin edhe derën drejt kombëtares argjentinase, për të qenë pjesë e delegacionit që do të shkojë në Botërorin e Rusisë, në qershor të këtij viti. Higuain, në një deklaratë të lëshuar para ndeshjes së sotme ndaj Udinese, u shpreh se kjo rilindje është meritë e kapitenit të Juventusit, Gigi Guffon.

Me Buffon kam një marrëdhënie të shkëlqyer, me respekton dhe vlerëson shumë. Personalisht e kam admiruar edhe para se ta kisha shok skuadre, por të luash me të është diçka fantastike. Këtë sezon, për mua fjalët e tij kanë patur një rol të rëndësishëm. Në ndeshjen e fituar 6-2 ndaj udinese, në fazëmn e parë, nuk realizova asnjë gol, por Gigi me foli për vlerat që ka grupi dhe jo individi. Më tha që e rëndësishme është të shënojmë dhe fitojmë si ekip, që numri 9 që mbaj në shpinë nuk është vetëm numri i një goleadori, por është një nga 11 numrat që luajnë në fushë për Juventusin”, tha Higuain.

Related posts

Nuk pësoi gola, Etrit Berisha falënderon mbrojtësit

Q.Autor

“KUJTONI ÇFARË NDODHI ME ROMËN”/ Ja biseda e Messit me lojtarët në dhomat e zhveshjes ndaj Liverpool

Delo.autor

GOLI I VITIT SHËNOHET NË KROACI/ Ish-lojtari i Vllaznisë i çmend të gjithë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment