Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Giroud: 7 pikë diferencë nuk janë rastësi, besojmë te titulli sepse…

Fundjava do të rezervojë derbin historik të ‘’Madoninës’’, ku Interi do të ketë përballë Milanin në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatet e kampionatit.

Sulmuesi i kuqezinjve, Olivier Zhiru nuk nguron të mbështesë skuadrën e tij prag derbit, duke u shprehur se thellimi i diferencës +10 me Interin do të ishte diçka pozitive për Milanin.

“Një ndeshje e rëndësishme sepse thellimi i diferencës në +10 pikë me Interin do të ishte shumë mirë, edhe pse ka shumë ndeshje për tu luajtur. Ne jemi Milani dhe kemi shtatë pikë më shumë, nuk është rastësi’.

Titulli?: ‘’Pse nuk duhet ta besoj? Në kampionat po bëjmë shumë mirë, ne luajmë futboll të mirë dhe kemi shumë mundësi të ndryshme’’.

Sulmuesi i Milanit foli për marrëdhënien me Ibrahimoviç: “Ibra është një person i këndshëm dhe shumë i dobishëm në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga pamja e jashtme, ku duket më i fokusuar tek vetja”, u shpreh Zhiru.

Related posts

“NUK SHOH RRITJE…”/ Ish-portieri i Lazios godet Strakoshën, vë në lojë nivelin e tij

Isa.Autor

Tifozët e Juve-s dëmtojnë rëndë minibusin e Milan

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ylli i Juventus mbyll sezonin dhe rrezikon Champions

Delo.autor

Leave a Comment