Futboll Sport

PASI U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ “Heroi” Donnarumma: Ishim të jashtëzakonshëm, nuk u dorëzuam kurrë

Xhixho Donaruma ishte padyshim heroi i këtij triumfi madhështor të Italisë në këtë Euro 2020. Portieri 22-vjeçar arriti të priste 2 penallti, teksa fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i këtij Europiani.

Në një prononcim pas ndeshje për “Rai Sport”, Donaruma u shpreh: Ishim të jashtëzakonshëm. Nuk u dorëzua në asnjë centimetër. Të gjithë e dimë nga e kemi filluar. Është një gjë e pabesueshme, ne jemi një ekip fantastik dhe e merituam këtë sukses.

Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë. Ata që janë të kujdesshëm në çdo top, Nuk ishte e lehtë, por ishim spektakolarë, të shkëlqyeshëm, i meritojmë të gjithë këto.

Në gjurmët e Bufon? Xhixhi është më i miri nga të gjithë! Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time dhe të jem gati. Ai është numri një, të shikojmë se ku do të arrij të shkoj unë”, u shpreh Bufon.

Related posts

PAS HUMBJES SË PARË NË SUPERIORE NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Ndreu: Mënyra se si e pësuam humbjen më bën të…

Delo.autor

NGA DEDE TEK ORGES SHEHI/ Ja si ndryshon formacioni i Kampionëve të Superiores…

Delo.autor

NGA SUSO TEK FRANCK KESSIE/ Ja skuadrat e interesuara për futbollistët e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment