Bundesliga Futboll Sport

U BLE NË MERKATON E VERËS/ Vetëm dy ndeshje në formacion, mesfushori bëhet çështje te Bayern

Blerja e re e Bajernit, Marsel Zabicer, akoma nuk ka dhënë prova se ishte zgjedhja e duhur në merkaton e verës.

Ai jo vetëm që është privuar nga dëmtimet e shumta, por dhe për faktin se iu bashkua skuadrës pas fazës përgatitore.

Në 13 ndeshjet e Bajernit, austriaku ka qenë vetëm dy herë në formacionin e parë. Starti i dobët i lojtarit ka të bëjë edhe me faktin se nuk është ambientuar ende plotësisht me pjesën tjetër të skuadër.

“Bild” shkruan se ai shpeshherë shihet të qëndrojë i vetëm në stërvitje dhe nuk para flet me shokët e skuadrës.

Kujtojmë që ishte trajneri Julian Nagelsman ai që këmbënguli për transferimin e lojtarit në Mynih. Bajerni pagoi 15 milionë euro për mesfushorin që ai të linte Lajpcigun në verë.

Related posts

KAJER NDALET PËR GJASHTË MUAJ/ Milani monitoron 7 zëvendësues

Delo.autor

FIFA nis hetimet ndaj tifozerisë ruse për kore raciste ndaj futbollistve Francez

Sadik.Autor

PSG E NIS NËN SHENJËN E MBAPPE/ Sulmuesi shënon që në miqësoren e parë të sezonit

F.autor

Leave a Comment