Futboll Premier League Sport

Ronaldo i dërgon një fanellë të personalizuar yllit të United

Cristiano Ronaldo ka dërguar një fanellë të firmosur drejt yllit të Manchester United Marcus Rashford.

Ylli i Real Madrid ka personalizuar një nga fanellat e tij me një mesazh për anglezin e ri, ku shkruhej: “Për Marcus, vazhdo punën e mirë.”

Rashford më pas falënderon Ronaldo-n në Twitter për gjestin.

20-vjeçari, i cili u fut nga stoli në fitoren 2-1 të Untied ndaj Tottenham në gjysmëfinalen e FA Cup, ai më parë ka përshkruar Ronaldo-n si idhullin e tij.

“E kam parë shumë kur kam qenë i vogël, të gjitha ndeshjet e tij. ai ka qenë një lojtar i madh i cili ka fituar shumë në karrierën e tij, kështu që kur e di që thotë gjëra të mira për ty është diçka speciale.

“Ndeshja e parë që kam parë në stadium, ai ka qenë aty. Ishte në 2003. Ai shënoi një tripletë.

“Isha i ri, vetëm 5 vjeç. Ai ishte lojtari i preferuar i vëllait tim, prandaj jam rritur duke parë aq shumë ndeshje të tija.”

Related posts

NGA NAINGGOLAN TEK ICARDI/ Ja si ndryshon për trajnerin Conte skuadra “Zikaltër”

Delo.autor

Kina do të bllokojë Inter-in edhe në 2018-ën

Q.Autor

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Mbrojtësi Danilo zhbllokon sfidën ndaj Napolit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment