Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Ancelotti: I kuptoj lojtarët që grinden, por vendos unë

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Rajo Vajekanos, duke vënë në dukje përmirësimin në lojën e Realit. Por ai nuk i ka fshehur as problemet, duke nënvizuar se ka ende punë përpara. Ançeloti ka folur edhe për situatën e Eden Hazardit, duke premtuar se ai do të jetë në fushë ndaj Vajekanos.

VAJEKANO – “Pres të bëjmë një paraqitje serioze ndaj Vajekanos. Janë një skuadër që më pëlqen dhe që mbron mjaft mirë. Dua një Real cinik”, ka thënë Ançeloti.

PROBLEMET NË MBROJTJE – “Mendoj se skuadra është përmirësuar edhe në fazën mbrojtëse, por vazhdojmë të bëjmë gabime që duhen eliminuar. Kështu ndodhi dhe ndaj Shahtjorit. Gjithsesi, premisat janë pozitive”.

HAZARD – “Me skemën 4-3-3 mund të luajë pa problem si në të djathtë ashtu dhe në të majtë. Hazard po punon shumë dhe jam i bindur se do të jetë në fushë ndaj Vajekanos, por nuk mund t’iu them nëse do të jetë apo jo titullar. Mund të them se Hazard është i pakënaqur, sepse e di se në çfarë niveli mund të luajë. Është profesionist”.

LOJA ME HOPE – “Çdo ndeshje është një histori më vete, ka strategjinë e saj. E patë me Shahtjorit, tjetër ndeshje ishte në Ukrainë, tjetër ndeshje në Madrid. Ndaj Vajekanos do të jetë ndryshe”.

LOJTARËT E MËRZITUR – “Një lojtar i ekipit më tha se ndonjëherë lojtarët zëvendësohen, pasi nuk luajnë mirë. I kërkova përse ishte i nxehur kur e kish kuptuar ‘përse’-në. Ai më tha se një lojtar që nuk nxehet kur zëvendësohet, nuk është lojtar. E vërteta është se nxehesh dhe me trajnerin, por jo me personin. Edhe unë mërzitesha e nxehesha me Kapelon kur më zëvendësonte, por tani e kuptoj shumë mirë”.

Related posts

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Shikoni momentin kur Bonucci bën sherr me Quadradon (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ U larguan nga Manchesteri, izolim për Pep Guardiolën dhe 8 lojtarët e klubit

Delo.autor

11 GOLA NË 39 NDESHJE/ Juventus “piketon” yllin e Atalantës. Ja shifra që kërkojnë “Të Kaltërit”…

Delo.autor

Leave a Comment