Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Inzaghi: Speciale për mua, do të jetë thelbësore të fitojmë

“Do të jetë thelbësore për ne që të arrijmë një rezultat pozitiv. Në ndeshjet e fundit nuk e kemi lëshuar veten, por gjithmonë kemi luajtur futboll të shkëlqyer. Kemi krijuar shumë, padyshim kemi punuar më mirë edhe në fazën mbrojtëse. Ekipi ka qenë shumë kompakt”. Kështu, Simone Inzaghi, trajneri i Interit, e nisi konferencën për shtyp në prag të derbit ndaj Milanit.

Mes dy skuadrave milaneze janë 7 pikë diferencë, në favor të kuqezinjve, që kryesojnë bashkë me Napolin. Megjithatë, është ende shumë herët për “laps e letër”: “Nesër kemi një mundësi të madhe për të përmbyllur në mënyrën më të mirë ciklin prej 7 ndeshjesh, që kishte nisur keq me humbjen e Romës. Në 6 të tjerat kemi marrë 5 fitore dhe një barazim. Kemi bërë paraqitje të shkëlqyera, por nesër është thelbësore të fitojmë.

Në fazën mbrojtëse kemi punuar më mirë, më shumë si skuadër. Nga Juventusi e këtej kemi pësuar shumë pak gola. Ky është derbi im i parë milanez, është ndeshja që tifozët presin, ndaj ka shumë entuziazëm. Jam i sigurt se nesër tifozët do të na ndihmojë shumë, sidomos në momentet ku duhet të vuajmë të gjithë së bashku.

Në mesfushë kam alternativa të shkëlqyera. Calhanoglu bëri një lojë të shkëlqyer ndaj Udinese, Vidal luajti shkëlqyer në Champions League, Gagliardini ishte ndër më të mirët ndaj Empolit dhe Lazios; Vecino pati një problem dhe e kapërceu, pastaj Sensi rikthehet dhe meriton më shumë hapësirë. Jam me fat që të stërvis një ekip të madh dhe për këtë arsye ka konkurrencë në të gjitha rolet.

Renditja është aty dhe duhet parë me shumë kujdes, edhe nëse në një ndeshje si kjo ka zero ndikim. Shpirti i garës, agresiviteti dhe vendosmëria do të kenë rëndësi, do të duhet të bëjmë mirë në të dyja fazat, duke e ditur që kemi përballë një ekip me vlera. Milani shënon shumë dhe nuk pëson, është një ekip që luan së bashku për disa vite. Pioli është një trajner i shkëlqyer, e njoh mirë atë.

Është normale që rinovimet e titullarëve më japin kënaqësi. Klubi më bën gjithmonë të ndiej mbështetjen e tij. E dinim që do të kishte disa shitje në verë, por këto rinovime e bëjnë të qartë se ekziston një projekt serioz. Lautaro dhe Barella janë shumë të rëndësishëm për ne, për pjesën tjetër jam i qetë.

Është e parakohshme të mendosh për merkaton e janarit, kemi ende disa ndeshje për t’i luajtur. Para së gjithash duam t’iu japim tifozëve tanë një gëzim nesër në mbrëmje. Janë zhvilluar 11 ndeshje, jemi 7 prapa Milanit dhe duam ta zgjerojmë këtë hendek, por ta ngushtojmë në sfidën direkte”.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Juventus mposht Lazion falë Bonuccit me dopietë dhe i afrohet zonës Champions

Delo.autor

ISHTE KAPITEN TEK ARSENAL NË MIQËSORE/ Por shikoni çfarë bën Mustafi me shiritin (FOTO)

Delo.autor

ZVICRA “lë nam” ndaj organizatorit të Botërorit 2022, XHAKËN dhe SHAQIRIN i pret një rival i frikshëm

Isa.Autor

Leave a Comment