Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E PARË NË KAMPIONAT/ Skënderbeu mposht Kukësin falë dyshes Dumfur-Mensah

Skënderbeu ka siguruar fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur me shifrat 2-1 Kukësin që vinte në këtë duel me pretendime për kreun.

Skuadra korçare tregoi një lojë shumë të kujdesshme në mbrojtje, duke mos lejuar Kukësin që t’i afrohej portës kundërshtare, ndërsa me kalimin e minutave filloi të organizonte kundërsulme të rrezikshme.

Në një ndeshje kur rastet e mirëfillta munguan për shumë minuta, goli i avantazhit erdhi me një goditje dënimi, pas të cilës Dumfur me kokë mposhti Tafas. Kukësi u mundua të reagonte, por u shfaq rrallëherë i rrezikshëm ndërsa lëshoi hapësira të mëdha mbrapa nga të cilat korçarët krijuan disa rreziqe me kundërsulme, në një të tillë Mensah gjeti rrjetën dhe praktikisht mbylli sfidën.

Penalltia e Hilës në fund erdhi shumë vonë për të ndikuar fatin e sfidës, duke i dhënë korçarëve një fitore të rëndësishme për renditjen, por edhe i dha një shuplakë pretendimeve të Kukësit.

Related posts

Fabregas pranë largimit nga Chelsea/ SUPER KLUBI ITALIAN nis kontaktet për të firmosur me të

Isa.Autor

Biglia: Vuaj kur qëndroj larg fushave, tani e ka radhën Inter

Delo.autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ VILLARREAL/ Sulmi i katërt më i mirë, treshja Vlahovic-Dybala-Morata jep shpresa

Delo.autor

Leave a Comment