Futboll Sport

KONFIRMOHET KRISJA/ Gjiganti europian nis bisedimet me Icardin

Rikthimi në fushë nuk ka vendosur qetësinë me Mauro Icardit dhe Interit.

Marrëdhënia mes palëve duket mjaft e tensionuar dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti i Seria A, Juventusi. Bardhezinjtë duan një sulmues “pykë” për sezonin e ardhshëm dhe argjentinasi besohet se është ai i duhuri.

Kështu, sipas “La Repubblica”, torinezët kanë nisur kontaktet me agjentën e Icardit, Wanda Nara. Ishte pikërisht kjo e fundit nxitësja e krisjes së marrëdhënieve mes palëve dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur te 26 vjeçari.

Kartoni i Icardit vlerësohej me rreth 110 milionë euro gjatë merkatos së verës së shkuar. Por çmimi i tij besohet të jetë ulur, duke rritur shanset për një ofensivë të Juventusit në merkaton e kësaj vere.

Për argjentinasin, Juventus është e gatshme të ofrojë deri në 60 milionë euro.

 

Related posts

WOLVES KALON NË EPËRSI/ Ka shënuar golin Jimenez (VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË NJË PUNË SI NË FERR”/ Partnerja e Kaka shpreh dëshirën: Dua të martohem çdo… (FOTO)

Delo.autor

Franc VELIU nuk ”fshihet”: Arbitrimi jo në lartësinë e duhur, ja objektivi i Flamurtarit

Isa.Autor

Leave a Comment