Bundesliga Futboll Sport

NUK MBAN HAPIN E BAYERN MUNICH/ Dortmund moshtet nga Leipzig me përmbysje

Borussia Dortmund nuk mban dot hapin e Bayern Munich.

Verdhezinjtë janë mundur 2-1 në shtëpinë e Leipzig dhe kanë shkuar katër pikë larg Bayern-it kryesues.

Sfida e javës së 11-të të Bundesliga-s është zhbllokuar në minutën e 29-të nga Nkunku.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 52-të me Reus, i cili ka shënuar golin e tij numër 102 për Borussia-n në kampionat, duke barazuar Stephane Chapuisat në renditjen e golashënuesve më të mirë të klubi në Bundesliga. Vetëm tre lojtarë të tjerë kanë shënuar më shumë për Dortmund në historinë e kampionatit gjerman.

Skuadra e Red Bull është kthyer në avantazh në minutën e 68-të me Poulsen. Një gol ky që i ka dhuruar tri pikët Leipzig dhe e ka ngjitur në vendin e pestë të renditjes.

Related posts

I KËNAQUR ME NDESHJEN NË “ETIHAD”/ Klopp: Ishte superfutboll, pas 15 minutash mbaroi fryma

Delo.autor

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Delo.autor

Nuk ka kohë për të qenë të lumtur, City rrezikon një dënim të rëndë

Sadik.Autor

Leave a Comment