Futboll

Felipe Scolari: Ronaldo më ka pyetur për Kinën

Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo ka pyetur për jetën në Kinë më shumë se një herë, sipas ish-trajnerit të Brazilit Felipe Scolari.

Ronaldo, 33 vjeç, vazhdon të luajë në nivelet e larta në Evropë, pasi ka shënuar 37 gola në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet në Madrid këtë sezon.

Lojtari i përfaqësueses portugeze ka një kontratë deri në 2021, me destinacionin e ardhshëm që pritet të jetë Kina ose Amerika.

“Cristiano Ronaldo më ka pyetur më shumë se një herë për jetën në Kinë. E përse të mos shkojë në Kinë një ditë?” shprehet ai për Esporte Interativo.

“I kam dhënë të gjitha instruksionet. Ronaldo ka një markë, një industri. Dhe Kina është vendi më i madh në botë.

“I kam thënë atë që i kam thënë të gjithëve që më kanë pyetur: atij që i vjen mundësia për të shkuar në Kinë, duhet të shkojë në Kinë.”

Related posts

PEREZ KA NJË PLAN/ Real Madridi paguan klauzolën dhe siguron zëvendësuesin e Marcelos…

Delo.autor

DERBI VAZHDON ME POLEMIKA/ Olsi Rama: Mungoi një penallti në fushë, por edhe…

Delo.autor

Gati marrveshja/ Interi propozon shkëmbimin Dembele-Joao Mario

Sadik.Autor

Leave a Comment