Futboll Seria A Sport

MILAN-INTER/ Dy dilema për Piolin, “Dze-La” në sulm. Ja formacionet e mundshme…

Ka ardhur koha e vendimeve në kuadër të ndeshjes mes Milanit e Interit që do të luhet sonte në 20:45.

Ture dhe Rebiç janë rikthyer në stërvitje çka bën që Pioli të mendohet akoma se kush do të luajë në të majtë të mbrojtjes dhe të sulmit.

Dilema tjetër lidhet me mesfushën ku Kesi e Benaser konkurrojnë për një vend titullari krah Tonalit. Rikthimi i Kjaerit në qendër të prapavijës dhe ai i Ibrës në majën e sulmit janë risitë krahasuar me ndeshjen e Champions-it, ndërsa Leaos dhe Salmakerist do t’u kërkohet një sforco e fundit përpara se të nisë ndalesa për kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Inzagi nuk ka dashur të zbulojë kartat përpara ndeshjes me Milanin, por në mungesë të një surprize, në sulm priten Xheko e Lautaro.

Po kaq të sigurt duken edhe titullarët e mbrojtjes me treshen klasike Shkrinjar-De Vraj-Bastoni të cilët do të përpiqen të mos lejojnë hapësira goditjeje në drejtim të portës së tyre.

Më e komplikuar duket situata në mesin e fushës, aty ku enigma më e madhe i përket emrit që do të shoqërojë Barelën e Brozoviçin dhe ku në balotazhin mes Vidalit e Çalhanoglusë, më i avantazhuar është ky i fundit, që do të ketë përballë ish-skuadrën.

Po ashtu, në krahë priten të jenë veteranët Darmian e Perisiç, më të besuarit e trajnerit deri më tani.

Related posts

“PENDOHET” RONALDO/ Irina SHAYK, me të KUQE në prag Krishtlindjesh (FOTO)

F.autor

NDRYSHON “LËKURË”/ Atletico Madrid prezanton fanellat për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

“BËMË NJË NDESHJE PERFEKTE”/ flet Edy Reja: Kemi mangësi në sulm, por Shqipëria…

Delo.autor

Leave a Comment