Futboll Sport

LAMPARD PRANË RIKTHIMIT NË STOL/ Pritet të punojë me yllin e Kosovës

Drejtuesit e Norwich morën një vendim surprizë në fundjavë. “Kanarinat” fituan 1-2 në fushën e Brentford, duke siguruar fitoren e parë sezonale në kampionat.

Suksesi nuk mjaftoi dhe drejtuesit e klubit të Premier League shkarkuan gjermanin Daniel Farke disa momente pas përfundimit të ndeshjes.

Disa emra të ndryshëm po qarkullojnë për pasuesin e tij në stolin e ekipit ku aktivizohet edhe Milot Rashica.

Sky Sport shkruan se i preferuari i drejtuesve të Norwich është Frank Lampard. Ky i fundit qëndron pushim prej janarit, kur u shkarkua nga Chelsea.

Dy emra të tjerë që përfliten për postin e trajnerit të klubit ishullor janë Smith e Hasenhuttl, por në “pole” mbetet ish-mesfushori i famshëm.

Related posts

Vendi i katërt në Barcelonë, Vettel: Pa “Pirellin” nuk do ia kishim dalur

Sadik.Autor

UEFA PUBLIKON SHIFRAT/ Ja fitimet e majme të Skënderbeut në grupet e Europa League

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Taktikë dhe filozofi, Derbi i Kryeqytetit në dimensionin “3D”

Delo.autor

Leave a Comment