Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA “BARCELONA”/ La Liga nis hetimet për klauzolën e Xavi-t, në rrezik merkato e janarit

Transferimi i Xavi-t në drejtim të Barcelona-s ka përfunduar në shënjestrën e La Liga-s.

Sipas Cadena Cope, drejtuesit e kampionatit spanjoll do të analizojnë pagesën e klauzolës së paguar për prishjen e kontratës së ish-mesfushorit me Al Sadd.

Barcelona ndodhet në një situatë të vështirë financiare, me një borxh prej 1.35 miliardë eurosh.

Nëse nga hetimet do të rezultojë se Barcelona ka paguar më shumë se 3 milionë euro (klauzola ishte 5 milionë, Barça ka pranuar ta kompensojë pjesën tjetër të shumës me miqësore në Katar), klubi blaugrana rrezikon të përjashtohet nga merkato e janarit.

Related posts

ALAVES-REAL MADRID/ Zidane i beson treshes së sulmit Hazard, Benzema dhe Asensio (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kupa e Spanjës/ Zbulohen formacionet: Espanyol-Barcelona. Mungesë e madhe!

Q.Autor

SKANDALI/ “Në Gjermani ka elementë racistë”: Boateng flet për situatën e Ozil

Isa.Autor

Leave a Comment