Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo do ta braktisë Manchester United në fund të sezonit, ja shkaku…

Cristiano Ronaldo sigurisht që nuk i priste këto rezultate, kur u bë sërish lojtar i Manchester United në fund të verës. Vendi i gjashtë (së bashku me Brighton) në Premier League, me 5 pikë larg nga vendi i katërt, i zënë nga Liverpool i Klopp. Një skenar i tillë, në fund të sezonit mund të çojë në një divorc të bujshëm të tij me “Djajtë e Kuq”. “Daily Express” ka folur për këtë, duke u ndalur te dëshira e kampionit portugez për të luajtur në Champions.

“Nuk jam këtu për pushime, – deklaroi ai, – jam këtu për të vazhduar të fitoj”. Është e qartë se ai nuk po i zhgënjen pritshmëritë, duke qenë se ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje deri më tani. Nga ana tjetër, Solskjaer, i akuzuari kryesor për krizën që po përjeton klubi, ka inatosur tifozët e Manchester United. CR7, raporton tabloidi anglez, është tronditur nga rënia e standardeve të “Djajve të Kuq” në krahasim me vitin 2009.

“Ta imagjinosh Ronaldon duke luajtur në Europa League është vërtet e vështirë, ai nuk ka luajtur kurrë atje”, – shkruan “Daily Express”. Për të përforcuar këtë tezë vlejnë edhe fjalët e fundit të Rio Ferdinandit: “Cristiano mund ta shihte mungesën në Champions si një njollë në CV e tij”.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja PSG-Bayern Munich. Rezultati 0-1

Delo.autor

MOSMARRËVESHJET MES “PLESHTIT” DHE BARCELONËS/ Trajneri Zidane: Messi? Nuk pres që ta bëjë një gjë të tillë

Delo.autor

ISH-MESFUSHORI I ARSENALIT/ Perry Groves: PSG mund të jetë një opsion për Ozilin, nëse do të…

Isa.Autor

Leave a Comment