Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Mbappe nuk është i bindur nga Real Madrid për “faj” të… Ancelotti-t

Flitet prej muajsh tashmë për transferimin e Kylian Mbappe te Real Madrid.

Megjithatë, në orët e fundit po shtohen zërat sipas së cilëve sulmuesi nuk është i bindur për transferimin te Los Blancos për shkak të Carlo Ancelotti-t, trajneri aktual i madrilenëve.

Sipast Sportbible, që ka cituar El Nacional, sulmuesi i PSG ka dyshime për shkak të pakënaqësisë së tifozëve ndaj lojës së lojtarëve të Ancelotti-t.

Është pikërisht niveli i paraqitjeve që nuk bind Mbappe të pranojë transferimin në Madrid. Madje, francezi do të preferonte që Los Blancos të ndryshonte trajnerin.

Dëshira e Kylian është që të shikojë Jurgen Klopp në drejtim të madrilenëve. Një hipotezë kjo që duket shumë e vështirë të kthehet në realitet për momentin, për shkak të marrëdhënies së trajnerit gjerman me klubin e tij aktual, Liverpool-in.

Related posts

Starti perfekt i Chelseas/ Ja sa orë harxhon Sarri për të studiuar një kundërshtar

Isa.Autor

“Duhet të ketë qenë imagjinata ime!” Batshuayi sulmon UEFA-n

Sadik.Autor

“DUHET TË PËRBALLOSH”/ Ylli i Man Unitedit me reagim brilant ndaj kritikave të ashpra të Mourinhos

Isa.Autor

Leave a Comment