Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mendes “tradhton” Roma-n dhe Juventus-in, përmbysen planet e merkatos

Prej shumë kohësh në shënjestrën e Juventus-it, pëlqehet edhe nga Roma e Jose Mourinho-s, por e ardhmja e tij mund të jetë në Premier League.

Ka gisht Jorge Mendes në operacionin që mund të lërë duarbosh dy skuadrat italiane me transferimin e mesfushorit në kampionatin anglez. Bëhet fjalë për Renato Sanchez, 24 vjeç, aktualisht te Lille.

Kampioni i Europës me Portugalinë në Euro 2016 pëlqehet edhe nga Wolves, që mund të hidhet në sulm për lojtarin në merkaton e janarit.

Sipas The Telegraph, klubi anglez kryeson garën për lojtarin falë marrëdhënieve të mira që ka me Jorge Mendes, menaxher i mesfushorit, i cili mund të kthehet shumë shpejt në Premier League pas eksperiencës zhgënjyese te Sëansea.

Related posts

LEAO DREJT BAJERNIT TË MYNIHUT/ Gjermanët i ofrojnë Milanit shkëmbimin me sulmuesin francez

F.autor

RIKTHEHET NEYMAR/ Sulmuesi brazilian lë pas dëmtimin, rikthehet të stërvitet pas 1 viti me Al Hilal

F.autor

MBYLLET MERKATO/ Roma “mbretëresha” e Serie A, mungojnë emrat e mëdhenj

F.autor

Leave a Comment