Futboll Sport

E PAPRITUR/ Mancini merr lajmin e hidhur, Immobile braktis Italinë. Ja kush e zëvendëson…

Ciro Immobile nuk ia del dhe lë grumbullimin e Italisë së Roberto Mancinit, qe po pergatitet per ndeshjet me Zvicrën dhe Irlandën e Veriut: kontrollet diagnostike të kryera pasditen e sotme kanë nxjerrë në pah një vuajtje që prek muskulin e shputës se këmbës së majtë që daton më parë, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Në vend të sulmuesit të Lazios është thirrur Gianluca Scamacca i Sassuolos, i cili iu bashkua kombëtares në mbrëmje në Coverciano.

Sa i përket pjesës tjetër të grupit, Nicolò Barella dhe Giorgio Chiellini nuk kanë kryer stërvitjen e sotme dhe kanë vazhduar trajtimet e nevojshme pas dëmtimeve përkatëse të akuzuar në xhiron e fundit të kampionatit.

Mesfushori i Interit dhe kapiteni i Juventusit mbeten në grup për të vlerësuar disponueshmërinë e tyre në ditët në vijim.

Sakaq, ka balotazh ne mesfushe mes Locatellit dhe Tonalit, me lojtarin e Juventusit ne avantazh.

Related posts

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Pogba refuzon rrogën stratosferike nga Manchester United

Delo.autor

SYLVINHO E MBYLL ME KOMBËTAREN/ Sot prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë ! Kandidati i mundshëm një italian

F.autor

SKANDAL/ Balotelli viktimë e një shantazhi seksual, hetohet 18 vjeçarja

Delo.autor

Leave a Comment