Futboll

Iniesta: Çdo ditë e më afër skuadrës

Barcelona vazhdon të shpresojë se Andres Iniesta do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat të mërkurën në “Camp Nou”.

Barça do të jetë nikoqire e Chelseat në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, pas një barazimi 1-1 në Londër muajin e kaluar.

Iniesta e tërhoqi muskulin në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Atletico Madridit dhe ka stërvitur i vetëm tërë javën, si dhe nuk është paraqitur sonte kundër Malagës duke mos udhëtuar fare me skuadër.

Që prej momentit të lëndimit një javë më parë, Barcelona është alarmuar se ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Chelseat, duke ditur që Philippe Coutinho nuk ka të drejtë të luajë.

Të premten, pra dje, Ernesto Valverde tha se është tepër herët të dihet nëse kapiteni do të jetë i gatshëm.

Megjithatë, vetë Iniesta ka publikuar mesazh optimist në Instagram.

“Çdo ditë e më afër”, ka shkruar ai.

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” fitojnë një penallti, Messi GABON por…shënon (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Icardi e tepron, tërbon tifozët e Interit me gjestin e fundit (FOTO)

Delo.autor

SKANDALI I TË DHËNAVE/ Shulku më i paguari në FSHF, shikoni sa marrin zyrtarët e federatës

Delo.autor

Leave a Comment