Futboll Ligue 1 Sport

“RESPEKTOHET DHE DËGJOHET NGA TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ja çfarë do të ndodhë sapo Ramos të fillojë të luajë

Pavarësisht se deri tani ka qenë vetëm një “fantazmë”, me asnjë ndeshje me fanellën e Paris Saint-Germain, Sergio Ramos do të jetë një armë shumë e rëndësishme për francezët.

Për këtë është i bindur ish-futbollisti Jerome Rothen, i cili beson se ish-mbrojtësi i Real Madrid do t’i ndihmojë shumë lojtarët e Mauricio Pochettino-s.

Duke shkuar kundër mendimit të pjesës më të madhe, që e konsiderojnë një dështim Sergio Ramos, ish-ylli i Francës dhe PSG ka thënë për RMC:

“Unë besoj se sapo të fillojë të luajë, ai do të bëjë diferencën. Do të jetë lider dhe do të bëhet kapiten i skuadrës. Besoj se Marquinhos dhe Kimpembe do të përmirësohen me Ramos në qendër të mbrojtjes.

“Do të ndihmojë veçanërisht Marquinho-s. Ai është një lider, por shpesh shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë, ndoshta për mungesë respekti. Ndërsa Sergio Ramos ka cilësitë e liderit. Respektohet dhe dëgjohet nga të gjithë”.

Related posts

REAL MADRID NË “RËNIE TË LIRË”/ Kapiteni Ramos ngatërron sport, Valencia shënon përsëri me penallti (VIDEO)

Delo.autor

“NUK E BRAKTIS FLAMURTARIN”/ Troisi: Do të tenojmë deri në fund mbijetesën!

Delo.autor

Kovacic mbetet thjeshtë një ëndërr për Interin, Zidane nuk e lëshon

Sadik.Autor

Leave a Comment