Futboll Sport

IDEJA E PABESUESHME/ Xavi tek kombëtarja e Brazilit, Tite zbulon prapaskenën e bujshme

Xavi si ndihmës i Tite në stolin e Brazilit: ideja e pabesueshme ka qenë shumë afër konkretizimit. Këtë e ka zbuluar Tite.

Trajneri i Seleçaos ka pranuar në konferencë për shtyp se do të kishte patur kënaqësinë ta ndante drejtimin e kombëtares me një trajner të kalibrit të ish-mesfushorit.

“Do të kishte sjellë gjithë eksperiencën e fituar në fushë në Europë. Megjithatë, nuk kam të gjitha informacionet për të bërë një analizë më të thellë të çështjes”, ka thënë Tite.

“E njoh për atë që ka bërë si futbollist. Ish-presidenti Rogerio Caboclo më ka folur për këtë mundësi dhe më ka thënë se do të fliste me atë. Unë pranova sepse mund të kishte sjellë ide të reja”.

Related posts

Milan cakton çmimin për shitjen e Donnarummas

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Bajrami “çmend” Serinë A. Jo vetëm Juventus, në lojë futet edhe Milan

Delo.autor

Aventura europiane vazhdon, ja kundërshtari i Kukësit në Ligën e Europës

Isa.Autor

Leave a Comment