Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal troket në derën e Juventus-it për Kulusevski-n, pritet përgjigjja e “Bardhezinjve”

Arsenal vazhdon të shikojë nga Seria A për të përforcuar skuadrën e Mikel Arteta-s në merkaton e janarit.

Sipas Sky, klubi londinez, që kohët e fundit është vënë në lëvizje për Vlahovic të Fiorentina-s, duket se ka trokitur në portën e Juventus-it për Dejan Kulusevski-n.

Suedezi ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon, por vetëm dy si titullar: nuk është një mister që kërkon më shumë hapësira.

Tani pritet përgjigjja e Juventus, që në verë e vlerësonte ish-yllin e Atalanta-s 35 milionë euro dhe sot po mendon ta sakrifikojë për të arritur te sulmuesi serb i klubit vjollcë.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ “Ylli” i Man City sikurse nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Moratti, elozhe për “armiqtë” e Juventusit: Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

Isa.Autor

SPASTRIM NË MADRID/ 6 lojtarë i kanë valixhet gati

F.autor

Leave a Comment