Futboll La Liga Sport

NIS EPOKA XAVI TEK BARCELONA/ Ja prova që duhet të kalojnë lojtarët çdo mëngjes para stërvitjes…

Një epokë e re ka nisur te Barcelona.

Xavi ka marrë vendin e Koeman dhe synon të rikthejë rezultatet pozitive duke përdorur disa rregulla shumë të rrepta. Mes këtyre, sipas AS, ka edhe një që ka lidhje me formën fizike të lojtarëve.

Trajneri i katalanasve, në fakt, duket se do të detyrojë lojtarët që të peshohen çdo ditë.

Kur të gjithë lojtarët shkojnë në Ciutat Esportiva, para se të nisin seancën stërvitore do të duhet të kalojnë “provën e peshores”.

Çdo mëngjes, në fakt, do të duhet të regjistrohet pesha e tyre që do të monitorohet gjatë gjithë sezonit, sepse besohet se një mungesë disipline në ushqim mund të shtojë dëmtimet.

Një problem që është verifikuar shpesh në këtë pjesë të parë të sezonit është. Para Xavi-t, edhe Luis Enrique ka qenë një mbështetës i këtij rregulli.

Related posts

ZYRTARE/ Manchester City shet për 5 milion euro lojtarin e përfaqësueses së Kosovës

Sadik.Autor

SKANDAL/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Menjëherë pasi prishi marrëveshjen me Idriz Bathën shkaku i “shqiponjës”, Klubi grek blen…

Sadik.Autor

Leave a Comment