Futboll Sport

“DUHET TË MENDOJË VETËM SI…”/ Presidentit të Fenerbahçes i sos durimi me Özil, ia “shkul veshin” publikisht

Mesut Özil (33 vjeç) është rikthyer protagonist, por jo nga paraqitja e tij në fushë. Në këtë rast, ishte presidenti i tij, Ali Koc, ai që duhej ta qortonte publikisht për mungesën e përkushtimit ndaj skuadrës.

Turko-gjermani erdhi te Fenerbahçe si lojtar i lirë nga Arsenali, por nuk ka bindur fare. Ish-mesfushori i Real Madridit ka luajtur 24 ndeshje për klubin turk, në të cilat ka shënuar vetëm 4 gola dhe ka asistuar 2 herë.

“Që nga fillimi i sezonit, Mesut Özil është krahasuar me Van Persie. Ai dëshiron të luajë më shumë. Tani e tutje duhet të fokusohet te loja dhe të lërë mënjanë marrëveshjet reklamuese, – tha presidenti i klubit turk. – Duhet të mendojë vetëm si mund ta ndihmojë Fenerbahçen”.

Te gjigantët turq, gjërat nuk po funksionojnë këtë sezon. Pas 12 ndeshjesh, ata janë në vendin e 7-të të kampionatit, me 10 pikë prapa kryesuesit, Trabzonspor.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Super-kompjuteri zgjedh favoriten, nuk ka asnjë shans për CR7 dhe Messi

Delo.autor

E BUJSHME/ E konfirmon Federata Spanjolle, organizimi i Botërorit 2030 i besohet Eduard Dervishajt

F.autor

PARATICI “PESHKON” NË ANGLI/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” në janar mesfushorin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment