Futboll Seria A Sport

LEGJANDA TAKON IDHULLIN E TIJ/ Buffon: Falë tij vendosa të bëhesha portier

Edhe legjenda si Gianluigi Buffon kanë idhujt e tyre.

Super Gigi ka patur mundësinë të takojë Thomas N’Kono, ish-portier i Kamerunit dhe mes protagonistëve në botërorin Italia ’90, një frymëzim për pozicionin e portierit.

Ish-ylli i Juventus ka publikuar në Tëitter një moment gëzimi special duke rrëfyer emocionet e tij kur ka takuar dhe përqafuar N’Konko:

“Idhujt e rinisë mbeten gjithmonë idhuj, edhe dhjetëra vite më pas”, ka shkruar Buffon në mesazhin e tij të shoqëruar me një fotografi me ish-portierin.

“Është gjithmonë një kënaqësi të përqafoj përsëri mikun Thomas N’Konko, ai falë të cilit jam bërë një portier”.

Related posts

I MBARON KONTRATA ME PSG-NË NË 2025/ Nejmar zbulon të ardhmen: Ja ku dua të luaj

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Rabiot, talenti Chiesa ndëshkon Porton me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

KOMENTON SFIDËN ZENIT-JUVENTUS/ Seedorf: Mund të fitohet edhe duke luajtur keq, por…

Delo.autor

Leave a Comment