Futboll La Liga Sport

ZBULON TË ARDHMEN E MBAPPE/ Rodriguez: Më ka thënë se do të shkojë të luajë tek…

Vijnë konfirmime të tjera mbi të ardhmen e Kylian Mbappe.

Ylli francez i Paris Saint-Germain ëndërron të luajë te Real Madrid dhe përveç zërave të merkatos, tani ka ardhur edhe dëshmia e një ish-shoku të skuadrës.

Bëhet fjalë për Jese Rodriguez.

Ish-lojtari i PSG ka zbuluar në emisionin Vamos të Movistar+ dëshirën e Mbappe:

“Kur isha akoma te PSG kam folur me Mbappe. Më ka thënë se një ditë do të luante te Real Madrid. Më ka thënë se nuk e dinte nëse do të ndodhte pas një, dy ose tre vitesh, por se ëndrra e tij ishte të shkonte te Real”.

Më pas ka bërë edhe një parashikim personal: “Jam i sigurt se do të luajë te Real Madrid. Nuk e di nëse këtë vit apo tjetrin, por Mbappe do të shkojë te Real Madrid”.

Related posts

ZYRTARE/ Një mesfushor për PSG, kontratë për 5 sezone

F.autor

Perez i del kundër Zidanes: Isco qëndron në Madrid!

Q.Autor

KËRKON NJË “STREHË” TË RE/ Nuk është Interi dhe PSV, zbulohet se ku do të transferohet Robben

Delo.autor

Leave a Comment