Futboll Sport

KRISJA TEK BRASILI/ Përplasja mes Cuadrado-s dhe Neymar-it: Je një gënjeshtar (VIDEO)

Brazili ka siguruar kualifikimin për në Katar 2022 falë fitores 1-0 të arritur kundër Kolumbisë. Megjithatë, gëzimi i Seleçaos është lënë në hije në faqet e para të gazetave të gjithë botës nga sjellja e Neymar në fushën e lojës.

Tetë minuta pas fillimit të ndeshjes, braziliani ka patur një përballje të ashpër me arbitrin Tobar, duke i bërtitur në fytyrë. Pa u ndëshkuar me karton të verdhë, ylli i PSG ka vazhduar “spektaklin” e tij në fushë deri në përplasjen me Cuadrado-n.

Në minutën e 41-të të pjesës së parë, Neymar dhe Cuadrado kanë përfunduar të dy në tokë pas një përplasjeje. Neymar është ankuar për një goditje në fytyrë, duke shkaktuar reagimin e kundërshtarit:

“Mentiroso, mentiroso”, “gënjeshtar, gënjeshtar”, i ka bërtitur O Ney-t ylli i Juventus-it, i ndëshkuar më pas me karton të verdhë nga arbitri.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Inter. Rezultati 2-1

Delo.autor

SHËNOI NË DERBI/ XHAKA mbi “shkatërruesin” e Arsenalit: Ai do të jetë si …

Isa.Autor

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

Leave a Comment