Futboll Sport

PESË MUAJ NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen nuk dorëzohet, mund të kthehet të luajë vetëm në dy vende

Eriksen nuk është dorëzuar dhe po përgatit rikthimin.

Ylli i Danimarkës dhe Inter-it, pesë muaj pas arrestit kardiak që e goditi në Euro 2020, synon të kthehet në fushë kur të marrë miratimin nga mjekët.

Sipas La Gazzetta dello Sport, në fakt, Eriksen ndodhet në Danimarkë këto javë dhe ka vendosur të ndiqet nga specialistë danezë. Bëhet fjalë për një hap kyç për kthimin në fushën e lojës dhe që konfirmon se do ta ketë të vështirë të kthehet në Itali për shkak të defibrilatorit.

Kjo është arsyeja pse danezi është kthyer në atdhe dhe ka nisur një program të lehtë për të rifituar formën atletike. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, nga fillimi i 2022, Eriksen do të mund të rrisë gradualisht ushtrimet.

Hipoteza e një kthimi në fushë është konkrete, por ka mundësi që ta bëjë një  gjë të tillë vetëm në Danimarkë ose Holandë.

Related posts

SERIE A/ Napoli dhe Juventus në dishezë, Milani e Interi rrezikojnë. Ja si mund të ndryshojë renditja…

Delo.autor

Balotelli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhës

Sadik.Autor

E RRALLË/ Fitoi Kupën e Botës, por ende nuk kishte debutuar për Francën

Isa.Autor

Leave a Comment