Futboll Sport

NDODH NË ANGLI/ Ikin dritat e stadiumit, futbollisti elektriçist del nga fusha për t’i rregulluar

Një rast i pazakontë vjen nga Anglia. Në ndeshjen mes Marine AFC dhe Dunston UTS FC, Divizioni i Distriktit Verior (National League, kategoria e peste ku ka ekipe profesioniste dhe joprofesioniste, ndriçimi në stadium u shua menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

Prania e Philip Turnbull, elektricist gjatë javës dhe lojtar i Dunston në fundjavë, ishte avantazhi per të dy skuadrat.

Lojtari u ofrua me gatishmëri për të zgjidhur situatën dhe episodi përfundoi në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare njoftoi se një elektricist do të ishte thirrur në vend, por ishte e kote… Sepse Turnbull mori pak kohë, por solli energji në stadium, duke i lejuar të dyja skuadrat të rifillonin lojën.

Marine AFC mposhti Dunston me penallti ne turin eliminator te FA Trophy, pasi ndeshja ne kohen e rregullt u mbyll 2-2…

Do kishte qene me mire qe Turnbull te mos kishte sjelle ndriçimin…

Related posts

LUFTA/ Ushtria ukrainase ka nevojë për armë, futbollisti i dërgon 75 mijë euro

Delo.autor

Zikaltërit të “çmendur” pas kilianit, marrëveshja mbahet peng nga mesfushori i Interit

Isa.Autor

IRRITOHET TUCHEL/ Trajneri ndërpret GAZETARIN për arsyen e veçantë: Po më telefonon…

Isa.Autor

Leave a Comment