Futboll Sport

E BUJSHME/ Junajtid i ofron Zidanit stolin, “djajtë” përdorin 2 yjet e skuadrës për të bindur francezin

Ole Gun Solskjaer është shumë afër shkarkimit nga detyra si trajner i Mançester Junajtid pas rezultateve të dobëta javët e fundit.

Aktualisht Junajtid ndodhet në vendin e 6-të në Premier Ligë dhe ka dalë totalisht nga gara për titull pasi Çelsi dhe Liverpul janë shkëputur ndjeshëm. Sipas ‘’Sunday Times’’, emri më i përfolur për të zëvendësuar Solaskjaer është ai i Zinedine Zidane.

49-vjeçari është aktualisht i papunë që pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit. Zidane ka plane të tjetra për të ardhmen pasi synon të marrë drejtimin e Francës, por Junajtid ka dy ‘’xhola’’ që mund t’i përdorë për të bindur trajnerin francez.

Kristiano Ronaldo dhe Rafael Varane mund të jenë vendimtar për të bindur Zidanen t’i bashkohet te Mançesteri. 49-vjeçari i ka stërvitur të dy lojtarët te Real Madrid dhe ruan ende marrëdhënia të mira me ta. Lajmi ka bërë bujë në Angli me tifozët e Mançesterit që e kanë pritur mjaft mirë këtë lajm për skuadrën e tyre.

Related posts

FIFA gjobit katër klube për transferime të parregullta

Sadik.Autor

ËSHTË LËNË SËRISH JASHTË EKIPIT/ Lukaku më pranë transferimit në Serie A…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi rikthehet tek Inter, klubi dorëzohet para sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment