Futboll

Pogradeci-Tirana/ Dhuratë nga mbrojtja, Ngoo kalon në avantazh bardheblutë

Është duke u luajtur në stadiumin “Gjorxhi Kyçyku” ndeshja e javës së parë, të fazës play-off mes Pogradecit dhe Tiranës. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Ze Maria, të cilët janë kryesuesit e Grupit B me 23 pikë, 2 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Bylis, do të kërkojnë fitoren për të vazhduar misionin e ngjitjes në Kategorinë Superiore.

 

Nga ana tjetër, Pogradeci i Festim Fetollarit, vjen në këtë sfidën i qetë dhe pa presionin e pikëve. Liqenorët ndodhen në vendin e 4-t në kuotën e 14 pikëve.

POGRADECI-TIRANA 0-1
Ngoo 14′
14′ GOOOL Tirana. Sulmuesi Ngoo ka marrë një dhuratë nga mbrojtësit e Pogradecit, i gjendur i lirë brenda zonës e kishte shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë.
10′ Ngoo shënon për bardheblutë, por për gjyqtarin kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.
1′ Menjëherë pranë golit të avantazhit Pogradeci me Topllarin, i cili është gjendur i vetëm përballë portierit Lika, i cili ka ndalur goditjen e tij.
1’ Ka nisur sfida në stadiumin “Gjorxhi Kyçyky” të Pogradecit.
Pogradeci: Mali, Idri, Hysenllari, Pere, Pura, Çerepi, Lame, G.Liçkollari, J.Liçkollari, Alillari, Topllari. Trajner: Festim Fetollari.
Tirana: Lika, Hoxhallari, Bishaj, Cake, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria
Gjyqtar: A.Beqiri

Related posts

NË FRANCË E VOTOJNË PËR PRESIDENT/ Benzema tani kërkon rekordin e Messit: Ndaj Chelseat luajmë për…

F.autor

NGA KOULIBALY TEK ZANIOLO/ Real Madridi po peshkon edhe në Serie A, ja përforcimet e ardhshme

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku Spalletti gati të marrë drejtimin e skuadrës së madhe të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment