Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton bën mrekullinë në Brazil, “leksion” Verstappen e rihap garën për titull

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot në mbrëmje garën e Çmimit të Madh të Brazilit të Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Interlagos. Sukses i jashtëzakonshëm i pilotit britanik, që kaloi një fundjavë shumë të vështirë, pas penaliteteve të shumta që mori.

Edhe pse e nisi garën e sotme nga vendi i dhjetë, ai arriti të triumfojë, duke parakaluar 12 xhiro nga fundi rivalin e tij kryesor për titull, Max Verstappen me Red Bull, sot i dyti. Ndërsa i treti u klasifikua Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes (i katërti Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull).

Hamilton tregoi se është më i fortë se penalitetet e marra (dy të tilla këtë fundjavë), ku garën “sprint” të ditës së shtunë e nisi nga vendi i fundit dhe atë të sotme nga vendi i dhjetë. Gara e sotme ishte e jashtëzakonshme dhe spektakolare, ku pilotët e skuadrat u përpoqën të modifikojnë strategjitë.

Pas këtij triumfi, Hamilton e ngushton në 14 pikë diferencën me Verstappen, kur duhen edhe 3 gara nga fundi, të trija në Lindjen e Mesme. Në garën e sotme, mirë u paraqit Ferrari, në vendet 5-6 me Leclerc e Sainz, duke fituar betejën me McLaren (mori vetëm 1 pikë me Norris, i dhjeti).

Related posts

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Neymar në dyshim për ndeshjen e Championsit me Dortmundin

Delo.autor

SHOKUESE/ Boksieri bie pa ndjenja dhe më pas gjen vdekjen, kundërshtari feston fitoren (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Atalanta. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment