Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-ANDORRA/ Improvizimi i Rejës, 8 ndryshime në skemë. Ja formacioni i mundshëm…

Kombëtarja shqiptare do të luajë me shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Andorrës. Edy Reja ka rindërtuar një formacion për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet.

Si pasojë e kartonëve, janë të pezulluar Ardian Ismajli, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi. Ndërsa të dëmtuar janë Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli dhe Armando Broja
E thënë ndryshe, ndryshime ka në çdo repart dhe për këtë u thirrën urgjentisht 3 lojtarë, Ernest Muçi, Taulant Seferi dhe Enis Çokaj. Edy Reja pritet të hedhë në fushë një formacion me 8 ndryshime nga sfida me Anglinë.

Strakosha, Uzuni dhe Hysajn pritet që të jenë në fushë nga ndeshja e fundit. Në prapavijë pritet të rreshtohen Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, ndërsa në mesfushë nga e djathta Odise Roshi dhe e majta Elseid Hysaj.

Në qendër të mesfushës përgjegjësia do të bjerë mbi Ylber Ramadanin dhe Qazim Laçin, ndërsa nga minuta e parë Reja pritet t’i besojë Endri Çekiçit. Në repartin e sulmit, Uzuni mendohet ta nisë nga fillimi, i shoqëruar me Taulant Seferin ose Ernest Muçin.

Related posts

ËSHTË GRUMBULLUAR TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Sancho “shkatërron” Harry Maguire në seancën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ EIBAR/ Pas spekulimeve të transferimit, Barça lë jashtë skuadrës yllin

Delo.autor

I hapur për Real Madridin: Më mirë punoj në një fermë, sesa drejtoj Barcelonën…

Q.Autor

Leave a Comment