Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-ANDORRA/ Të dënuar për të fituar, në këtë ndeshje luhet për vendin e tretë por dhe për Edy Reja

Pas shokut që pësuam kundër Anglisë, Andorra është rivali ideal për të lënë pas makthet e Wembley. Në letër është një kundërshtar lehtësisht i kalueshëm, pavarësisht mungesave të mëdha që kemi, apo atmosferës jo pozitive, por kujdes, Andorra është një sfidë që duhet fituar me çdo kusht, çdo rezultat tjetër do të minonte çdo gjë pozitive që Shqipëria ka arritur deri më tani. Ndaj Andorra pikësëpari është një ndeshje që duhet fituar për të blinduar vendin e tretë, pa qenë e nevojshme për të kthyer kokën pas, për të parë se çfarë bën Hungaria në transfertë përballë Polonisë.

Nëse Shqipëria, në këto kushte, humbet vendin e tretë do të ishte fatale, e papranueshme në çdo aspekt. Një pikë pas, Hungaria bën presion nga pranë. Kjo është një sfidë ku luhet edhe për trajnerin Edy Reja, historia ka treguar që Andorra sjell shkarkime, për këtë arsye, për të shmangur çdo skenarë, dhe për të vërtetuar që ka pas ambientin dhe mbi të gjitha lojtarët, duhet fituar me çdo kusht.

Pa tifozë, kjo ndeshje bëhet edhe më e vështirë për tu përgatitur, nuk do të kenë pas krahëve shtysën e madhe që sjellin tifozët kuqezi, më shumë se sa mungesa e lojtarëve të caktuar, kjo është mungesa më e madhe për Shqipërinë në këtë sfidë.

Related posts

“VITET MË KANË MËSUAR…”/ “Gardiani” Buffon jep kushtrimin e fortë tek Juventus

Delo.autor

Trajneri danez: Do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë të Botërorit

Sadik.Autor

REZULTATET E SUPERIORES/ Partizani për “faqe të zezë” ndaj Kukësit, Tirana marshon drejt titullit

Delo.autor

Leave a Comment