Futboll

Guardiola kërkon të qëndrojë edhe 10 vite të tjera te City

Pep Guardiola ka ndërmend të krijojë një dinasti te Manchester City dhe është gati të qëndrojë edhe 10 vite të tjera te klubi anglez.

Guardiola nënshkroi një kontratë trevjeçare kur iu bashkua klubit në 2016 dhe klubi, sipas Mirror,  është duke përgatitur një rinovim të paktën dyvjeçar.

Manchester City officials are willing to make Guardiola the best paid manager in world football

Drejtuesit e klubit janë të impresionuar nga paraqitja e trajnerit dhe e skuadrës këtë sezon teksa po bëhet gati të festojë titullin shumë javë para kohe.

Si shpërblim për suksesin brenda fushës, City është gati t’i ofrojë një kontratë me 23 milionë euro në sezon, diçka që do e bënte më të paguarin në botën e futbollit.

Klubi nuk do të humbasë shërbimet e trajnerit spanjoll me pritshmërinë se të rinjtë e klubit dhe të akademisë do të lulëzojnë në vitet e ardhshme dhe mesa duket Guardiola ka të njëjtin vizion me drejtuesit.

The Catalan boss is ready to add the Premier League title to the Carabao Cup they have won

“Kam zbuluar se Manchester City është një klub më i madh sesa mendojnë njerëzit nga jashtë,” është shprehur ai gjatë një interviste me Directv Sport.

“Nuk ka një histori të mbushur me trofe, por ka dëshirën për t’u bërë fitues.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për të qëndruar këtu edhe 10 vite të tjera. Do të varet nga shumë gjëra.”

Related posts

BEFASUESE/ REALI “bllokon” yllin e tij, NUK duan që ai të luajë ndaj SHQIPËRISË

Isa.Autor

ZYRTARE/ Fabio Grosso emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Delo.autor

SERIE A/ Donnarumma përjashtohet nga lista e Under 23 më të mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment