Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Anglia i shkakton “TËRMET 10 BALLË” San Marinos dhe kualifikohet në fazën tjetër

Anglia e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror pas fitores 0:10 ndaj San Marinos.

Harry Kane shënoi katër gola, kurse realizuan nga një Maguire, Smith Rowe, Abraham, Saka dhe një autogol i vendasve.

Kështu, Anglia kualifikohet në Botëror si lidere e grupit I me 26 pikë gjithsej, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Polonia.

Gjithashtu, Anglia e përfundon këtë kampanjë me asnjë humbje, duke regjistruar tetë fitore dhe dy barazime.

Në anën tjetër, San Marino mbyll fushatën kualifikuese për Botëror pa asnjë pikë të fituar dhe vetëm me një gol të shënuar.

Related posts

Kupa e Gjermanisë / Bayern kalon në finale me goleadë

Sadik.Autor

“KAM BËRË MJAFT PARA”/ Ish-kampioni i botës tërhiqet nga futbolli: Koronavirusi më dha mesazhin e qartë

Delo.autor

I bie pishmanit, lojtari i njohur: Dua të rikthehem te Interi

Sadik.Autor

Leave a Comment